Clintoni përfundon vizitën në Kosovë
12 qershor 2019
| 18:54
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë.
Clinton ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ndërkaq para largimit, ai është përcjellë për në Aeroportin e Prishtinës nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Gjatë kësaj vizite, ish-presidenti Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
“Unë gjithmonë do të jam krenar me faktin se unë isha president i SHBA-së në kohën kur ju patët nevojë që dikush të ngritët dhe ta thotë se nuk ka më spastrim etnik, nuk ka më përndjekje të njerëzve nga shtëpitë e tyre, jo më vrasje të civilëve të pafajshëm”, ka thënë Clinton.