Clippersat dështojnë ndaj Philadelphias, Houstoni i rikthehet fitoreve

12 shkurt 2020 | 13:07

Një hap fals i ekipit të Clippersave, që pësoi humbje me rezultat 110-103 nga Philadelphia, duke humbur terren karshi Lakersave në renditje.

Skuadra e Philadelphias e dominoi ndeshjen dhe meritoi fitoren, me Ben Simmons autor i një “triple double”, me 26 pikë, 12 rebound e 10 asistim. Po 26 pikë realizoi edhe Embiid për Philadelphia, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Leonard për miqtë. Pa probleme ka fituar Washingtoni, 126-114 ndaj Chicago, me Beal autor të 30 pikëve.

Rikthehet te fitorja edhe Houstoni, që mundi me rezultat 116-105 Bostonin, sfidë e vendosur në pjesën e dytë më favor të ekipit teksan. Hardeni realizoi 42 pikë, ndërsa Westbrook 36 pikë e 10 rebound. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e San Antonios, që mposhti 114-106 Oklahoman, ndeshje e komanduar nga Spurs. Më të mirët për miqtë ishin Leonard dhe Murray, me nga 25 pikë secili. Skuadra e New Orleans, falë 31 pikëve të Williamson, mundi 138-117 Portland. /Telesport/

Rezultatet

Philadelphia – Clippers           110-103
Washington – Chicago             126-114
New Orleans – Portland          138-117
Oklahoma – San Antonio        106-114
Houston – Boston                     116-105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas u ka komunikuar organeve…