Clippersat fitojnë derbin kundër Lakersave

26 dhjetor 2019 | 16:13

Clippersat e fituan me rezultat 111-106 derbin eLos Angeles ndaj Lakersave. Ndeshje e dominuar shumicën e kohës nga Lakersave, ku u dalluan Kuzma me 25 pikë, Davis me 24 pikë dhe LeBron me 23 pikë e 10 asistime. Në kahun tjetër u dallua Kawhi Leonard, që realizoi 35 pikë e 12 rebound për Clippers, duke bërë diferencën në parket.

Zhgënjen edhe Milwaukee, që u mund 121-109 nga Philadelphia, me të pestë titullarët e ekipit vendës që realizuan mbi 10 pikë (Embiid 31 pikë e 11 rebound më i miri). Për Bucks zhgënjeu Antetokounmpo, me vetëm 18 pikë, ndërsa më i miri për miqtë ishte Middleton me 31 pikë, por që mbetën për statistikë.

Befason edhe New Orleans, që e mposhti me rezultat 112-100 Denverin, takim që u dominua nga miqtë, me Ingram që realizoi 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Jokiqit për Nuggets. Skuadra e Bostonit, falë 30 pikëve të Brown dhe 22 të Walkerit triumfoi 118-102 ndaj Torontos (VanVleet 27 pikë), ndërsa Golden State mposhti 116-104 Houstonin. Titullarët e Warriors në një mbrëmje magjike, ku të gjithë realizuan mbi 18 pikë, duke i bërë të pavlefshme 54 pikët e dyshes Harden-Westbrook.

Rezultatet

Toronto – Boston                              102-118
Philadelphia – Milwaukee        121-109
Golden State – Houston                    116-104
Lakers – Clippers                     106-111
Denver – New Orleans             100-112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i…