Clippersat fitojnë derbin me Lakersat, Denveri dhe Oklahoma kryesojnë në Perëndim

24 janar 2024 | 11:54

Skuadra e Clippersave tregoi forcën në ndeshjen derbi ndaj Lakersat, duke fituar me rezultat 127-116. Takim në përgjithësi i ekuilibruar e ku te Lakersat u ndje mungesa e LeBron James. Më i miri për Clippersat ishte Kawhi Leonard, që realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 11 rebound e 10 asistim, mbështetur nga Harden me 23 pikë.

Fiton edhe ekipi kampion i Denverit, që mundi me rezultat 114-109 Indianan jashtë fushe. Edhe Nikola Jokiq realizoi një “triple double”, me 31 pikë 13 rebound e 10 asistime, mbështetur edhe nga Murray po me 31 pikë. New York, falë 60 pikëve të dyshes Randle-Brunson, mundi me rezultat 108-103 Brooklynin.

Në krye të renditjes në Perëndim ngjitet Oklahoma, që fitoi në sekondat e fundit me rezultat 111-109 ndaj Portlandit. Alexander Shai me 33 pikë e 10 asistim ishte lider për vendasit. Fitore të thellë arrin New Orleans, që mundi me rezultat 153-124 Utah Jazz, ndeshje ku diferencën në fushë e McCollum, autor i 33 pikëve.

Rezultatet

Indiana – Denver                       109-114
Brooklyn – New York                103-108
New Orleans – Utah Jazz         153-124
Oklahoma – Portland                111-109
Clippers – Lakers                       127-116

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja nga Bosnja dhe Hercegovina, Selma Bajrami, të hënën është…