Clippersat fitojnë derbin me Lakersat, shkëlqejnë Oklahoma, Miami, Denveri dhe Milwaukee
Ekipi i Clippersave fitoi rezultat 116-102 ndaj Lakersave në derbin e Los Anxhelos. Tri lojtarë të Clippersave realizuan mbi 20 pikë (Powell 22 pikë, Zubac e Harden nga 21 pikë secili), duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e James për Lakersave.
Kampionët e Denverit fituan me rezultat 113-100 në fushën e Orlandon, me Jokiq protagonist, autor i një “triple double” (20 pikë, 14 rebound, 10 asistime). Fiton edhe Miami, 128-107 ndaj San Antonion, sfidë ku 71 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në Perëndim, duke fituar me rezultat 127-101 ndaj Brooklynit, ndeshje ku dyshja Shai-Joe realizoi 51 pikë se bashku. Ndërsa ekipi i Milwaukee, falë 34 pikë e 15 rebound të Antetokounmpo, mundi me shifrat 123-109 Philadelphia.
Rezultatet
Miami – San Antonio 128-107
Orlando – Denver 100-113
Milwaukee – Philadelphia 123-109
Oklahoma – Brooklyn 127-101
Clippers – Lakers 116-102
Portland – Chicago 113-102
Sacramento – Washington 123-100