Clippersat fitojnë derbin ndaj Lakersave
Lakers i largohen gjithnjë e më shumë zonës “play-off” dhe humbja në derbin e Los Angelosit ndaj Clippersave me rezultatin 113-105 e konfirmon këtë gjë.
Ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar, por në periodën e fundit skuadra e Clippers nis shkëputjen dhe fiton falë 23 pikëve të Gallinarit e 21 pikëve të Lou Williams. LeBron James realizoi 27 pikë e Kuzma një “trible double” (24 pikë, 10 rebound e 12 asistime), por që mbetën për statistikë.
Fitore në sekondën e fundit për San Antonio, që mundi 104-103 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Perëndim. Spurs e dominuan ndeshjen shumicën e kohës, por në fund rrezikuan ta humbisnin atë. DeRozan me 24 pikë e Aldridge me 22 bënë diferencën për San Antonio, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Murray dhe 22 të Jokiq.
Sukses “in extremis” edhe për Miami, që mposhti 114-113 Atlanta, ndeshje ku rivaliteti ishte i madh. Veterani Dwyane Wade ishte ai që i dha fitoren Miami, me 23 pikë. Tjetër humbje për Milwaukee, që u mund 114-105 nga Phoenix dhe humbet disi kontaktin me kreun në Lindje (Oubre 27 pikë e 13 rebound). Brooklyn mundi me lehtësi 127-88 Dallas (Carroll 22 pikë), ndërsa New Orleans triumfoi 115-112 ndaj Uah Jazz falë Rundle e Holiday, që realizuan nga 30 pikë secili.
Rezultatet
Brooklyn – Dallas 127-88
Miami – Atlanta 114-113
San Antonio – Denver 104-103
Phoenix – Milwaukee 114-105
Utah Jazz – New Orleans 112-115
Sacramento – New York 115-108
Lakers – Clippers 105-113