Clippersat kalojnë San Antonion, fitojnë Miami dhe New Orleans

01 nëntor 2019 | 13:16

Ishin vetëm tri ndeshje në NBA ku spikat padiskutim fitorja e Los Angeles Clippers ndaj San Antonio Spurs. Në “Staples Center” skuadra kaliforniane regjistroi fitoren e katërt sezonale në gjashtë takime dhe njëkohësisht i shkaktoi humbjen e parë formacionit teksan që vinte në këtë sfidë pas tri sukseseve suksesesh.

Rezultati i sfidës ishte 103-97 në favor të Clippers dhe meritat shkojnë të gjitha për ishin e madh Kawhi Leonard i cili ishte thjeshtë fantastik në këtë fitore të skuadrës nga Los Angelesi me 38 pikë 12 rebound dhe 1 asistim. Te Spurs më i miri mbi parket ishte DeMare DeRozan me 29 pikë, 7 rikuperime dhe 2 asistime. Vazhdon forma e mirë e Miami Heat që mori fitoren e katërt në pesë takimet e fundit falë suksesit me shifrat 97-106 në shtëpinë e Atlanta Hawks, që nga ana tjetër është në krizë pasi pësoi disfatën e tretë rresht, raporton “SS”.

Në “State Farm Arena” të Atlantës, skuadra nga Georgia ishte pafuqishme për të ndalur formacionin nga Florida me Miamin që iu fal edhe 28 pikëve të realizuar nga Nunn, ndërkohë që vendasit vuajtën mungesën e yllit të tyre Trade Young për arsye dëmtimi. Pas katër humbjesh regjistroi fitoren e parë në këtë sezon New Orleans Pelicans që mposhti me rezultatin e thellë 122-107 Denver Nuggets. Okafor me 26 pikë dhe Brandon Ingram me 25 pikë ishin dy heronjtë e Pelicans në këtë sfidë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova nuk…