Clippersat marrin kryesimin në Perëndim, Milwaukee pëson ndalesën e dytë radhazi
Minnesota e Oklahoma janë mundur në ndeshjet e radhës, duke i dorëzuar kreun e renditjes në Perëndim ekipit të Clippersave (ishte pushim).
Minnesota u mund me rezultat 129-123 nga Chicago pas kohës shtesë, sfidë ku DeRozan dhe White realizuan nga 33 pikë secili. Oklahoma u mund me rezultat 124-117 nga Utah Jazz, ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Markkanen me 33 pikë e 11 rebound.
Humbja e dytë radhazi për Milwaukee, që u mund me shifrat 114-106 nga Phoenixi. Booker me 32 pikë e Durant me 28 bënë diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Antetokounmpo. Fitore në sekondat e fundit për Indianan, që falë 29 pikëve të Siakam mundi me rezultat 132-129 Houtonin.
Shkëlqen edhe ekipi i Dallasit, që mundi me shifrat 119-107 Brooklynin, sfidë ku protagonist ishte dyshja Irving-Donqiq, që së bashku realizuan 71 pikë.
Rezultatet
Indiana – Houston 132-129
Brooklyn – Dallas 107-119
Miami – Orlando 121-95
New York – Memphis 123-113
Chicago – Minnesota 129-123
Utah Jazz – Oklahoma 124-117
Phoenix – Milwaukee 114-106