Clippersat pësojnë humbje nga New Orleans

15 mars 2021 | 13:26

Los Angeles Clippers kanë vazhduar me formë të luhatshme në NBA. Pasi triumfuan ditë më parë ndaj Warriors, Clippersat kanë pësuar humbje tani në udhëtim te New Orleans Pelicans me 20 pikë diferencë 135-115.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga vendasit, të cilët që nga çereku i parë krijuan epërsi të cilën nuk e lëshuan nga dora gjatë gjithë ndeshjes. Zion williamson ishte më efikasi në këtë takim për vendasit me 27 pikë, dy kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Brandon Ingram që shtoi 23 pikë e pesë asistime, derisa Lonzo Ball kontribuoi me 17 pikë. Kawhi Leonard ishte më efikasi tek mysafirët me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Rezultatet

Orlando Magic – Miami Heat                                             97-102
Atlanta Hawks – Cleveland Cavaliers                               100-82
Houston Rockets – Boston Celtics                                    107-134
Minnesota Timberwolves – Portland Trail Blazers        114-112
Chicago Bulls – Toronto Raptors                                       118-95
New Orleans Pelicans – Los Angeles Clippers                 135-115

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver…