Clippersat “shkelin” San Antonion

21 janar 2019 | 12:25

Tri ndeshjen janë zhvilluar në NBA. Skuadra e Clippers fitoi 103-95 ndaj San Antonios në fushën e kësaj të fundit, një përballje mes dy ekipesh që synojnë “play-off”-in në Konferencën e Perëndimit.

Miqtë nga Los Angelosi e dominuan ndeshjen në shumicën e kohës, me Harris që realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Beverley me 18 pikë e 12 rebound. Pa probleme fiton Indiana, që mundi 120-95 ndaj Charlotte, suksesi i 31-të sezonal, takim ku vendasit dominuan në fushë dhe e merituan fitoren. U dalluan Oladipo me 21 pikë e Collison me 19.

Në sekondat e fundit fiton ekipi i Minnesota, që mposhti 116-114 Phoenix, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Rose me 31 pikë e Towns me 30 pikë e 12 rebound ishte më i miri në fushë.

Rezultatet

Indiana – Charlotte         120-95
Minnesota – Phoenix      116-114
San Antonio – Clippers   95-103

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë…