ÇLIRIMI I GJILANIT

16 qershor 2018 | 11:34

Me rastin e 19 vjetorit të çlirimit të qytetit të Gjilanit, po botojmë një pjesë të informatës të lëshuar për Televisionin Shqiptar TVSH nga Ismet Sylejmani, me pseudonimin Sokol Gashi, Shef për Informim Publik i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

INFORMATË

Ngjarje historike për Zonën operative të Karadakut.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës e prirë nga Komandanti i Shtabit të ZOK-ut Ahmet Isufi- Rexha, hyri në qytetin e Gjilanit.

Gëzimi dhe dashuria për ardhjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet janë të jashtëzakonshme.

Populli ka dalë në rrugë.

Janë mbushur sheshet përplot.

Brohoritje për Ushtrinë tonë Çlirimtare, për Komandantin Legjendar Adem Jashari e për Kryeministrin Hashim Thaçi.

Thirrjet hej dilni se kanë ardhur luftëtarët e lirisë, bashkëluftëtarët dhe vazhduesit e rrugës çlirimtare të dëshmorëve Kadri Zeka e Rexhep Mala , Nuhi Berisha dhe Zija Shemsiu, janë të fuqishme, gjëmojnë si krater vullkani…

Sokol GASHI
Shërbimi për Informim Publik
ZOK,16.06.1999!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka dal vetëm me një pikë nga takimi i…