Clooney do t’i përfaqësojë gazetarët e “Reuters”-it
01 prill 2018
| 12:50
Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, ka thënë se do t’i bashkohet ekipit ligjor që do t’i përfaqësojë dy gazetarët e “Reuters”-it të ndaluar në Myanmar.
Ajo ka thënë se është më se e qartë se Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë të pafajshëm. Clooney ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.
Dy gazetarët po akuzohen se kanë shkelur Nenin për Sekrete Zyrtare të Myanmarit përderisa ishin duke raportuar për kauzën në Rohingya. Gazetarët përballen me 14 vjet burgim.