Cluj ia cakton çmimin Krasniqit

05 tetor 2023 | 15:42

Cluj ka vendosur që ta shesë Ermal Krasniqi në afatin kalimtar të janarit, raporton Sportmedia.ro. Anësori malishevas impresionoi të gjithë me formën e tij te skuadra rumune, pas kalimit nga Ballkani për 200 mijë euro.

Por, ardhja e trajnerit Andrea Mandorlini nuk e ka ndihmuar Krasniqin, pasi trajneri nuk po i jep hapësirën që e meriton. Andaj, sipas mediumit rumun – Cluj ka vendosur përfundimisht që ta shesë yllin kosovar në janar.

Fillimisht, ata në këtë verë kërkuan pesë milionë euro për kartonin e tij, ndërsa tani janë të gatshëm ta shesin për dy milionë. Është raportuar më herët se ka interesime nga Italia dhe Franca për Krasniqin, ndërsa afati dimëror do të jetë vendimtar për të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Malit të Zi e ka arrestuar të enjten…