Cluji: Krasniqi kushton 5 milionë euro
27 shkurt 2023
| 15:47
Ylli i Ballkanit, Ermal Krasniqi u transferua te Cluji në afatin kalimtar të janarit. Krasniqi sikurse me Ballkanin edhe me skuadrën rumune është duke shkëlqyer.
Interesim për anësorin nga Malisheva kanë treguar disa skuadra italiane përfshi Torinin dhe Lazion, derisa Cluj e ka vendosur çmimin e kartonit të yllit të ri kosovar, të cilin e vlerëson 5 milionë euro.
Kjo shumë konsiderohet mjaftë e lartë, pasi klubi rumun e bleu Krasniqin nga Ballkanin për 200 mijë euro.