ÇMENDIA
15 janar 2020
| 09:24
Basrie MURATI-SAKIRI
(Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë)
Në flakë shtëpitë, kullat
arat, kopshtiet e bleruara djepat
Akti i fundit i çmendisë së shekullit
Pëllëmbë më pëllëmbë Kosovës
Me hi, duar e këmbë, e koka të prera mbjellur rrugët,
oborret, bunaret tona
Çmendia
Njëqindvjeçe
Dalur nga zyra
shtabe, nga bunkera Kalamegdani
Sot e asaj dite
hapim e mbyllim varre
presim njerëzit tanë kur po kthehen
Me kokën në dritare!