“Çmenduri”, Newcastle ofron 850 mijë euro në muaj për futbollistin brazilian

19 dhjetor 2021 | 13:02

Të gjithë janë duke shikuar afatin dimëror për të parë se si do të përforcohet skuadra e Newcastle United.

Futbollisti më i fundit që raportohet se e do klubi anglez, është mesfushori i Lyonit, Lucas Paqueta.

Sipas “Foot Mercato”, skuadra e Eddie Howe është gati edhe të bëjë çmendurinë duke i ofruar brazilianit 850 mijë euro për muaj që të pranojë t’i bashkohet skuadrës angleze në janar.

Në realitet, këto para mund ta bindin Paquetan për kalimin te Newcastle United, skuadër që në krye ka sheikët e Arabisë Saudite që synojnë që brenda disa viteve të jenë në gjendje të garojnë me Chelsean dhe Manchester Cityn.

Ndërkohë, është thënë se përpos Paqueta, edhe ylli i Atletico Madridit, Kieran Trippier është në listën e dëshirave të Newcastle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Holandë ka bërë me dije se…