Çmenduria e Lady Gaga, gjerdan 30 milionë dollarëve në “Oscars” (Foto)
25 shkurt 2019
| 16:33
Lady Gaga ishte një nga femrat më të komentuara në “Oscars 2019”. Ajo dhe Bradley Cooper realizuan filmin “A star is born” dhe patën një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e djeshme.
32-vjeçarja fitoi një Oscar në kategorinë muzika më e mirë origjinale me “Shallow” nga filmi “A star is born”.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte gjerdani i artë që mbante në qafë këngëtarja.
Varësja e Gaga’s sipas mediave rozë thuhet se ka vlerën e 30 milionë dollarëve, pasi është flori 128. 54 karat, i punuar nga Tiffany.