Çmim marramendës në tregun e zi për biletat e ndeshjes Kosovë – Ishujt Faroe

10 shtator 2018 | 13:14

Kanë mbetur më pak se nëntë orë deri në fillimin e ndeshjes në Ligën e Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Çmimi i biletave për këtë ndeshje në tregun e zi është marramendës në krahasim me çmimin që këto bileta janë shitur nga Federata e Futbollit  të Kosovës.

Çmim i biletave sipas FFK-së, për tribunat në veri dhe jug ishte 2 euro, derisa në lindje 3 euro dhe në përmendim 5. Në përmendim A, çmimi ishte 10 euro derisa në zonën VIP, 50 euro.

Gazeta e ka vizituar një “pikë” të shitjes së këtyre biletave afër stadiumit “Fadil Vokrri” dhe aty ka mësuar se çmimi i biletave është 20, 30 deri në 50 euro, kurse për zonën VIP çmimi i tyre është rreth 200 euro. Mirëpo sipas personave të kontaktuar, biletat për zonën VIP janë vështirë për tu siguruar, pasi pritet që në orët më afër ndeshjes çmimi i tyre të ngritët edhe me shumë.

Ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe fillon nga ora 20:45.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka vendosur që…