Çmimet e arit po bien në kohën e rritjes së dollarit
Kjo duhet të jetë koha e përsosur për të zotëruar ar. Metali i verdhë është rritur historikisht në kohërat e inflacionit të lartë, pasi është një investim fizik që mund të shërbejë si një rezervë vlere, shkruan CNN të shtunën.
Zakonisht është gjithashtu një favorit i fortë gjatë periudhave të pasigurisë gjeopolitike, kur shihet si një strehë e sigurt.
Por çmimet e arit nuk janë rritur. Në fakt, ato janë ulur pothuajse për 20% që nga fundi i muajit mars.
“Investitorët nuk kanë shumë oreks për ta mbajtur arin në mjedisin aktual”, tha Warren Patterson, kreu i strategjisë së mallrave në ING.
Banka Qendrore ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit në një përpjekje për të ulur inflacionin, i cili mbetet i lartë, veçanërisht pasi lufta në Ukrainë rrit çmimet e ushqimit dhe energjisë.
Rezerva Federale rriti normat të mërkurën në mbledhjen e saj të tretë radhazi, një lëvizje e paprecedentë. Ajo gjithashtu sinjalizoi se rritje të konsiderueshme mund të jenë në tryezë në nëntor dhe dhjetor.
Ky veprim e shtyu dollarin amerikan në një nivel të ri dy dekadash, duke u rritur për 16% kundrejt një shporte valutash kryesore deri më tani këtë vit.
Këto lëvizje kanë dëmtuar aksionet. Por ato po ndikojnë gjithashtu në arin.
Kjo është pjesërisht sepse transaksionet e mallrave, duke përfshirë arin dhe metalet e tjera të çmuara, zakonisht ndodhin në dollarë. Një monedhë më e fortë e bën më të shtrenjtë blerjen e investitorëve të huaj dhe mund të ulë kërkesën, duke ulur çmimet.