Çmimet e biletave në transportin ndërurban mund të rriten për 25 për qind
Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor ka kërkuar që çmimet e biletave për transportin ndërurban të ngritën për 25 për qind, raporton Ekonomia Online.
Këtë kërkesë e bëri Naser Januzi nga kompania “Barileva” në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
Ai tha se janë rritur shpenzimet, duke përmendur edhe çmimet e larta të pjesëve të autobusëve. “Unë kisha propozuar që nga sot të kemi 25 për qind të rritën çmimet. Janë rritur çmimet e pjesëve të autobusëve, e ne nuk i kemi rritur”, tha Januzi.
Kadri Rrahmani nga kompania “Cali” nga Gjakova tha se sulmi ndaj tyre se nuk po i zbresin çmimet e biletave pas rënies së çmimit të derivateve të naftës, nuk është në rregull. Sipas tij, ata kanë edhe shpenzime të tjera.
Shkelzen Nikqi, nënkryetar i Unionit të Shoqatave të Transportit ka thënë se Shoqata e Naftëtarëve është fajtori kryesor për rritjen e çmimeve.
Ai ka theksuar se kjo shoqatë mund të flasin vetëm për anëtarët e tyre e jo për shpenzimet që kanë transportuesit.