Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

08 korrik 2022 | 08:28

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar për tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal për shitjen e naftës është 1 euro e 78 centë, për benzinë 1 euro e 72 centë dhe për gaz 0.78 centë.

Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, benzina është liruar për 1 cent.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe janë të vlefshme 24 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo që i mungon hartimit të antologjive tona është mungesa…