Çmimet e derivateve sot
07 nëntor 2022
| 08:25
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për produktet e naftës.
Këto çmime mbesin të pandryshuara nga dita e djeshme.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin dizel është 1.72 euro për litër, për benzinë është 1.47 euro për litër dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin gas është 0.71 euro.
Këto çmime vlejnë deri nesër në orën 10:00.