Çmimet e derivateve, ulen pak
06 korrik 2022
| 08:47
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e mërkurë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë krahasuar një ditë më parë, pra me 0.78 euro, kurse nafta është liruar për 1 cent e benzina për 2 cent.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë të vlefshme për 24 orë.
MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.