Çmimet e importit më të larta në tremujorin e dytë 2024 sesa në atë të 2023-s

30 gusht 2024 | 15:22

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2024, viti bazë 2010=100.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënie  për -1.1% në TM2 2024, krahasuar me TM1 2024. Ndërkaq, krahasuar TM2 2024 me TM2 2023 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 1.0 %.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve, lëkura dhe artikujt e saj (-14.5%),produktet minerale (-4.6%), artikujt e ndryshëm të  prodhuar (-2.9%), te instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (-2.9%), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-2.8%), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike(-1.1%), produktet e industrive kimike(-0.4%) dhe artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (-0.1%).

Çmimet e Importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.0 % në mes TM2  2024 krahasuar me TM2 2023. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet bimore (16.7%), këpucët (8.5%), vajrat ushqyese (6.8%), mjetet e transportit (2.8%), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (2.5%) etj.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit lëkura dhe artikujt e saj (-17.7%), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (-3.3%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.3%), produktet minerale (-1.5%), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.3%) etj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar…