Çmimet e importit shënuan ngritje për 0.6 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të mërkurën Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt (TM4) 2017.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë u ngrit për 0.6 për qind në TM4 2017, krahasuar me TM3 2017. “Ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (5.3 për qind); vajrat ushqyese (2.3 për qind); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (1.6 për qind); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (0.5 për qind); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.5 për qind); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3 për qind); prodhimet e industrive kimike (0.1 për qind); mjetet e transportit (0.1 për qind); dhe druri dhe artikujt prej tij (0.1 për qind). Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt e saj (-7.4 për qind); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.0 për qind); këpucët (-0.4 për qind); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (-0.3 për qind); prodhimet bimore (-0.2 për qind); tekstili dhe artikujt prej tij (-0.2 për qind); dhe lëkura dhe artikujt prej saj (-0.2 për qind)”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas ASK-së, krahasuar TM4 2017 me TM4 2016, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.5 për qind. Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet bimore (16.1 për qind); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (11.7 për qind); prodhimet minerale (6.4 për qind); tekstili dhe artikujt prej tij (5.2 për qind); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (2.7 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.1 për qind); druri dhe artikujt prej tij (0.9 për qind); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.8 për qind); dhe mjetet e transportit (0.2 për qind). “Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt prej saj (-10.8 për qind); lëkura dhe artikujt prej saj (-5.3 për qind); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.6 për qind); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.5 për qind); këpucët (-2.4 për qind); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.0 për qind); dhe prodhimet e industrive kimike (-0.7 për qind)”, është thënë në këtë raport.