Çmimet e inputeve bujqësore shënuar rritje për  5.4 %

14 nëntor 2019 | 13:28

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi”, për tremujorin e tretë (TM3 2019) ( 2015 =100).

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostat-it. “Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas ASK-së, prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet, aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1); dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). “Brenda Input 1, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Sa i përket Input 2, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa dhe të tjera (ndërtesa jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës)”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2019, indeksi i Input 1 ka rritje për 2.6%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. “Kurse, indeksi i Input 2 ka rritje për 8.6%.  Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input I+Input II) ka rritje për 5.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018”, është thënë në raportin e ASK-së.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica, ka reaguar…