Çmimet e karburanteve pritet të ulen javën e ardhshme

25 qershor 2023 | 09:11

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi i naftës është 1.24 euro, kurse i benzinës 1.31.

Ai ka thënë se në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të çmimeve sikur që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare.

“Është duke reflektuar edhe te ne në 24 orë. Por kur shkruan një gazetë e huaj se ka rënë… Çmimi nuk ulet nëpërmjet shtypit”, është shprehur Berjani në Klan Kosova FM.

Ai më tej ka folur edhe për një kërkesë që do ta bëjnë në qeveri për standarde sa i përket ndërtimit të pikave të furnizimit.

“Nuk jemi kundër ndërtimit, por të ketë kritere sikur në BE, jo të ndërtohen pikat e derivateve, sikur kërpudhat pas shiut. Në Kosovë më së shumti ka pika karburanti dhe pushime 5 euro”, tha ai.

Ai shprehet i habitur me vetë naftëtarët të cilët ankohen për marzhën e fitimit dhe të në njëjtën kohë po ndërtojnë pika karburanti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i “Lëvizjes për mbrojtjen e Kosovës”, Nebojsha Joviq është…