Çmimet e karburanteve sot shënojnë rekord, arrijnë në 1.90 euro

13 qershor 2022 | 14:21

Çmimet e karburanteve sot kanë shënuar rekord. Një litër naftë dhe benzinë ka arritur rreth 1.90 euro.

Aktualisht çmimet derivateve janë shtrenjtuar për gati 0.15 centë në litër brenda një jave.

Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1.86 deri në 1.90 euro në tregun e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12.5 për qind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021.

Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45.3 për qind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Po kështu, edhe vaji për gatim është shtrenjtuar 54.3 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formati “Big Brother” po zgjerohet në një treg të ri…