Çmimet e konsumit shënuan rritje

11 shtator 2018 | 14:20

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2018. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100 Inflacioni mujor i matur në gusht 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.4%.

 “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.4% në muajin gusht 2018, krahasuar me muajin korrik 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.8%); qumësht, djath dhe vezë (3.0%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.3%); shërbimet për transport (4.5%)-(ngritje e çmimeve të biletave të udhëtarëve me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.  Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve për  (-4.0%), me një ndikim prej (-0.1%) në IHÇK”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se  inflacioni vjetor ishte 1.5%. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.5% në muajin gusht 2018, krahasuar me muajin gusht 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.0%); mish (2.5%); qumësht, djath dhe vezë (3.9%); perime (16.3%); pije alkoolike (2.3%); duhan (2.8%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.8%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (6.3%) – (ngritje e çmimeve të biletave të udhëtarëve me aeroplan); shërbime hoteliere (3.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.3% në IHÇK”, është thënë në publikimin e ASK-së, duke u shtuar se

ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-1.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (-7.7%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemtë dhe perimet (-1.3%); veshje (-1.3%); këpucë (-5.1%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-6.5%); orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat e tjera për dysheme (-2.3%); pajisje shtëpiake (-2.5%); pajisjet e telefonisë mobile (-9.0%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej

(-0.8%) në IHÇK.

 

P

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntëmbëdhjetë (19) shfrytëzues ilegalë të minierave janë regjistruar këtë vit…