Çmimet e konsumit shënuan rritje

11 tetor 2018 | 14:28

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2018.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur në shtator 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1 për qind në muajin shtator 2018, krahasuar me muajin gusht 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5 për qind); perime (2.5 për qind); veshje (1.9 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-7.6 për qind); shërbime për transport (-5.3 për qind)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara (-4.4 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.4 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.4 për qind në muajin shtator 2018, krahasuar me muajin shtator të vitit 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.1 për qind); mish (3.1 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (3.4 për qind); perime (13.0 për qind); duhan (2.9 për qind); përdorim të pajisjeve për transportin personal (10.6 për qind)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime hoteliere (3.2 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.1 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-6.7 për qind); sheqer dhe ëmbëlsira (-7.7 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-7.0 për qind); pajisje shtëpiake (-3.5 për qind); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.8 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind) në IHÇK.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti i biznesit duhet të përfshihet qysh në fazat e…