Çmimet e konsumit shënuan rritje për 2.2 %
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin tetor të vitit 2019, viti bazë 2015=100.
Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar 0.0% në muajin tetor 2019, krahasuar me muajin shtator 2019.
“Përkundër mosndryshimit në muajin tetor 2018 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin shtator 2019, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te këto nëngrupe: perime (0.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.8%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje); blerje e automjeteve (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.1%); pemë (-7.4%); shërbimet për transport (-2.4%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK”.
“Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2019 me muajin tetor 2018 ishte 2.2%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.8%); mish (2.0%); qumësht, djathë dhe vezë (1.6%); vajra dhe yndyra (3.1%); pemë (3.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.7%); kafe, çaj dhe kakao (10.3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.0%); duhan (2.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.9%)-(ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje), mobilje, qilima dhe mbulesa dyshemeje të tjera (1.2%); pajisje shtëpiake (1.6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.9%); shërbime ambulantore (1.7%); blerje e automjeteve (3.7%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (0.9%); shërbime për strehim (4.6%); gjëra personale (3.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.5 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-4.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1.4%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (-3.3%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.
/Epoka e re/