Çmimet e naftës shënuan rënie
03 gusht 2018
| 11:23
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së premte.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, “Brent”, ranë me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 73.22 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, “WTI”, ranë me 0.3 për qind, duke u tregtuar me 68.77 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.05 për qind dhe u tregtua me 1.207.27 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe çmimi i tij më i ulët në këto 17 muajt e fundit.