Çmimet e naftës shënuan rënie
10 tetor 2018
| 16:09
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 14 cent dhe u tregtuan me 74.82 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 67 cent dhe u tregtuan me 74.96 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 5 cent dhe u tregtuan me 84.95 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 1.3 për qind dhe u tregtuan me 85 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme dhe u tregtua me 1,188.57 dollarë amerikanë për onz.