Çmimet e naftës shënuan rritje
31 gusht 2018
| 13:18
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, “WTI”, u rritën me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 70.29 dollarë amerikanë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli më i lartë në këto shtatë javët e fundit.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.5 për qind dhe u tregtua me 1,205.43 dollarë amerikanë për onz.