Çmimet e prodhimit shënojnë rënie
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt (TM4) 2019.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë ka pësuar rënie për (-0.6 për qind) ndërmjet TM3 2019 dhe TM4 2019. “Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-5.9 për qind); prodhimi i metaleve (-1.4 për qind); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.8 për qind); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.7 për qind); prodhimi i produkteve kimike (-0.7 për qind); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve
(-0.6 për qind); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.6 për qind); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.5 për qind); dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.1 për qind)”, thuhet në njoftimin e ASK-së, duke shtuar se rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (8.1 për qind); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.2 për qind); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.0 për qind); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj (1.0 për qind); dhe prodhimi i mobilieve (0.2 për qind).
Po ashtu, sipas ASK-së krahasuar TM4 2019 me TM4 2018, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-0.1 për qind).
Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-19.6 për qind); prodhimi i produkteve kimike (-3.1 për qind; prodhimi i lëkurës dhe i produkteve prej saj (-2.1 për qind); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.5 për qind); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.2 për qind); prodhimi i pijeve (-0.1 për qind); dhe prodhimi i metaleve (-0.1 për qind). “Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i mobilieve (3.9 për qind); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (3.5 për qind); prodhimi i produkteve minerale jometalike (2.7 për qind); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.3 për qind); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.1 për qind); përpunimi i produkteve ushqimore (0.8 për qind); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.8 për qind); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.6 për qind); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2 për qind)”, thuhet në njoftimin ASK-së.