Çmimet e qumështit, vezëve, pemëve dhe perimeve pësuan rënie
Sipas Agjencisë së Statisitkave të Kosovës (ASK), Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3 për qind) në muajin korrik 2020, krahasuar me muajin qershor 2020.
Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.8 për qind); pemë (-3.8 për qind); perime (-12.1 për qind); pijet alkoolike (-1.8 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.2 për qind) – (rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7) për qind në IHÇK.
Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.5 për qind); duhan (1.5 për qind); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.1 për qind)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime për transport (5.9 për qind)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.
“Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin korrik 2020 me muajin korrik 2019, ishte (-0.1 për qind).Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1 për qind) në muajin korrik 2020, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: perime (-4.5 për qind); pije alkoolike (-2.0 për qind); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-15.6 për qind) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4 për qind) në IHÇK”, është thënë në raportin e SK-së, duke u shtuar se ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.4 për qind); mish (1.1 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (2.1 për qind); pemë (5.6 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.5 për qind); kafe, çaj dhe kakao (5.9 për qind); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.5 për qind); duhan (2.1 për qind); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.0 për qind); shërbime ambulantore (5.5 për qind); blerje e automjeteve (0.8 për qind); shërbime hoteliere (2.8 për qind); kujdes personal (1.7 për qind); gjëra personale (3.3 për qind); sigurime (19.7 për qind) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.
(A.M/ Epoka e re)