Çmimet e rrymës në rritje enorme në Francë e Gjermani, Petrit Selimi ngrit alarmin për krizën në Kosovë
22 gusht 2022
| 20:24
Kriza energjetike po vazhdon të jetë problem i madh jo vetëm në Kosovë por në gjithë globin.
Dita e ditës, çmimet e energjisë elektrike po vazhdojnë të rriten në tregun global.
Sipas Javier Blas, kolumnist për çështje të energjisë në Bloomberg gazi natyror holandez është rritur në 295 euro për megavat orë (që nënkupton 500 dollarë për fuçi ekuivalente nafte).
Në anën tjetër, në Francë çmimi ka shkuar në 800 euro për orë dhe në Gjermani në 700 euro për orë.
Shqetësime lidhur me këtë ka ngritur Petrit Selimi i cili është shprehur se Kosova dhe Ballkani do të kenë vështirësi gjatë këtij dimri.