Çmimet Grammy 2025, Rekordi i Beyonce, e para afro-amerikane fituese e “albumi më i mirë country”
Ceremonia e 67 të e çmimeve Grammy u përmbyll me sukses. Këtë vit, shfaqja më e madhe e muzikës iu dedikua dhe shërbeu si bamirësi për të prekurit nga zjarret falate të Los Angeles, ku zhvillohet tradicionalisht cdo vit.
Por në thelb, Grammy është një garë muzikore dhe fituesit e mëdhenj ishin Beyonce, Kendrick Lamar dhe Sabrina Carpenter.
Pas dekadash në skene, 35 çmimeve dhe 99 nominimeve, Beyonce më në fund fitoi kategorinë e albumin më të mirë të vitit. “Coëboy Carter” gjithashtu fitoi një Grammy për albumin më të mirë country.
Kendrick Lamar mori një Grammy për këngën më të mirë të vitit, hit e tij rap “Not like us” që i dedikohet përplasjes me reperin kanadez Drake. Me të nëjtën këngë, Kendrick Lamar fitoi edhe çmimet videoklipi më i mirë, rekordi më i mirë dhe kënga rap gjithashtu.
Por këtë edicion të 67-të pati dhe fitues të rinj, Sabrina Carpenter fitoi çmimet për albumin dhe këngën pop më të mirë. Artisti i ri më i mirë iu dha Chappel Roan ndërsa Charlie XCX fitoi kategorinë e rekordit më të mirë dance pop. Të treja këto artiste u vlerësuan për herë të parë me një Grammy.
Kjo ceremoni, përtej shfaqes së jashtëzakonshme televizive dhe vlerësimet për artistet më të njohur ndërkombëtarisht, arriti të mbledhë 7 milionë dollarë si bamirësi për të prekurit nga zjarret vdekjeprurëse.