Çmimi final në Big Brother VIP Albania bie në 52 mijë euro
Ditën e djeshme (e hënë) banorët janë përballur me një tjetër provë në Big Brother VIP Albania.
“Prova e mosreagimit” është detyra tjetër që iu dha nga ‘Vëllai i Madh’ ku konkurrentët nuk duhet të reagojnë kur brenda shtëpisë të hyjnë njerëz, kafshë apo edhe t’u lëshohet ndonjë gjë në ekran.
Me këtë rast, atyre i është treguar se tashmë çmimi i madh prej 100 mijë eurosh ka rënë në 52 mijë euro.
Kjo për shkak të sharjeve, kërcënimeve dhe ofendimeve që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.
Prova e radhës iu ofrua për ta ngritur çmimin, nëse e kryejnë sfidën me sukses, do të fitojnë 10 mijë euro.
Sidoqoftë, ata duket se e kanë humbur këtë provë pasi kanë reaguar ndaj disa gjësendeve brenda.
Pritet të shihet në vijim se çfarë tjetër do të jetë në kuadër të kësaj sfide.