Çmimi i gazit mund të rritet deri 60% në Europë, paralajmëron Gazprom

18 gusht 2022 | 10:19

Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar çmimi i gazit në Evropë mund të rritet me 60% në më shumë se 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër.

Kjo për shkak se eksporti dhe prodhimi i vetë kompanisë vazhdon të bjerë nga sanksionet perëndimore, shkruan Reuters.

“Çmimet evropiane të gazit kanë arritur në 2,500 dollarë për 1,000 metër kub. Sipas vlerësimeve, nëse një tendencë e tillë vazhdon, çmimet do të kalojnë 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër,” tha Gazprom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër anije që transportonte drithëra është nisur nga porti…