Çmimi i Kumbullës është 30 milionë euro
12 shkurt 2020
| 11:50
Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha të kampionatit italian.
Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe kjo konfirmohet nga interesimi i klubeve më të mëdha të Evropës.
“La Gazzetta Dello Sport” raporton se Kumbulla tani kushton 30 milionë euro, ndërsa kjo shifër pritet të rritet akoma më shumë nëse mbrojtësi vazhdon t’i ruajë këto paraqitje deri në fund të sezonit. Interi, Napoli, Liverpooli, Manchester City, Chelsea dhe Borussia Dortmund janë klubet që kanë shfaqur interesim për shqiptarin.