Çmimi i lartë i Kumbullës, pengesa e vetme për transferim tek Interi
05 qershor 2020
| 18:39
Marash Kumbulla vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në futbollin italian.
Kumbulla mbetet objektivi kryesor për Interin në mbrojtje, por për momentin pengesë bëhet kërkesa financiare për kartonin e 20-vjeçarit. Verona kërkon 25 milionë euro për shqiptarin, për të cilin në garë janë edhe Napoli, Lazio dhe Juventusi. (V.Z / Epoka e re)