Çmimi i lirisë, Agron Haradinajt ia konfirmojnë mjekët se pasojat e rënda i ka nga avionët serb

30 gusht 2022 | 21:32

Familja e Smajl Haradinajt njihet për besë dhe trimëri. Profesori i ndjerë, Smajl Haradinaj, i cili është dënuar nga pushteti serb 18 vjet burg e kishte trashëguar patriotizmin edhe tek fëmijet e tij; Nasim e Agron Haradinaj. Dytë të burgosur politik si adoleshentë dhe dytë ushtarë të UÇK-së.


Të hënën Ramush Haradinaj e ka takuar Agron Haradinajn në zyrën e tij, ku edhe ia ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

“Njeriu është më i fortë se guri. Kështu dhe familja e Ismajl Haradinajt, janë më të fortë se guri. Kjo familje kaloi nëpër shumë vuajtje, vetëm për shkak të angazhimit të tyre kombëtar.

Agroni është i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme. Ai sot vuan pasojat e helmimit nga bombardimet e aeroplanëve të armikut gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, me 1998. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Falënderoj zonjën e tij, Laurën që kujdeset për Agronin”, ka shkruar Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Takimi ishte shumë emocional. Agroni po vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe mjekët në Gjermani ia kanë konfirmuar se kjo vjen pas helimit nga bombardimet e avionëve serb. Pas takimit, nën lotë shihet edhe deputetja e AAK-së znj. Time Kadrijaj.


Agroni pothuajse ka mbetur i palëvizshëm. Në video mund të shihet se si ai nuk arrin ta marrë as mirënjohjen sepse duart pothuajse i ka të palëvizshme. Çmimi i lirisë është i lartë dhe këtë më së miri e dijnë bijtë dhe familja e Smajl Haradinajt.

VIDEO: https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/815661152767272

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahasuar me javët e muajt paraprak, Aleksandar Vuçiq, duket se…