Çmimi i naftës në botë bie për të dytën javë radhazi
Në tregjet botërore, çmimi i naftës ka rënë për herë të dytë radhazi në dy javë, me më shumë se 4 për qind, pasi frika e tregtarëve për ndërprerjet e furnizimit me naftë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës është zbutur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ka rënë në 4.2 për qind javën e kaluar në 107.93 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra për 4.25 për qind në 104.70 dollarë.
Në dy javët e fundit, çmimi i naftës ka rënë për gati 10 për qind. Në javën e parë të sulmit të Rusisë ndaj vendit, çmimi i një fuçie ishte rritur për rreth 20 për qind.
Në një kohë kur tregjet ishin rrënuar nga frika e ndërprerjeve të eksporteve ruse për shkak të sanksioneve perëndimore, çmimi i një fuçie në tregun e Londrës arriti në 139 dollarë në një moment dhe 130 dollarë në ShBA, nivelet më të larta që nga viti 2008.
Në dy javët e fundit çmimet kanë rënë ndjeshëm, por tregjet janë ende të pasigurta, ndaj luhaten.