Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, duhet të përgatitemi për çdo skenar

08 mars 2022 | 10:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria shqiptare, por nga tregu, i cili është ndikuar nga lufta në Ukrainë.

Rama ka theksuar se duhet të përgatitemi për çdo skenar të mundshëm që mund të ndodhë, ndërsa lufta ka prekur të gjithë botën.

“Kriza energjetike po vjen duke u rritur. Një prej zyrtarëve rus ka kërcënuar me një çmim 300 dollarë për fuçi, një gjë e pandodhur në historinë e tregtisë. Çmimi i naftës rritet dita-ditës. Një ndryshim tektonik me pasoja. Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim, është drejtpërdrejt e prekur si të gjithë vendet e tjera. Diskutimi i naftës ndikohet drejtpërdrejt nga tregu jo nga vendimet e qeverisë”, ka thënë Rama.

Në Ukrainë po zhvillohet një luftë ushtarake, kurse në të gjithë Evropën një luftë ekonomike me pasojë rritje të çmimeve.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria në tregun e lirë. Evropa ka hyrë në luftë, ushtarakisht është mes një agresori dhe një vendi në agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë agresorin dhe agresorin. Në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim përpara fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se sa do të vijojë kjo luftë. Nuk është një film që ajo që shikojmë në ekrane orë e çast”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zgjedhur për ballinën e…