Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2008

07 mars 2022 | 12:01

Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi ShBA-ja është duke diskutuar me aleatët për embargo të mundshme mbi furnizimet ruse.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si standard ndërkombëtar, ka shkruar në mbi 139 dollarë për fuçi, përpara se të binte sërish nën 130 dollarë.

Tregjet e energjisë janë tronditur ditëve të fundit, për shkak të frikës për furnizime, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të dielën se administrata amerikane po shqyrton embargon mbi furnizimet ruse me naftë.

Pas tij, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, ka thënë se dhoma po “eksploron” legjislacionin për ndalimin e importit të naftës ruse, që, sipas saj, do ta izolonte edhe më shumë Rusinë nga ekonomia globale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit…