Çmimi i shitjes së derivateve në 48 orët e ardhshme
23 tetor 2022
| 10:25
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e fundit.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.76 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.72 euro, pra një rënie prej 1 centi në naftë, përcjell Telegrafi.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës.
Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.