Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” ndahet për Alije Vokshin, Esat Valla vlerësohet me çmim vjetor

31 maj 2024 | 14:27

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, të premten ka ndarë Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023.

Ministri Çeku tha se bazuar në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” post-mortem e ndau për piktoren Alije Vokshi dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për piktorin Esat Valla.

Çeku, tha se ndihet i nderuar për ndarjen e këtyre çmimeve duke shtuar se përqindja ka qenë një shifrore e grave që kanë shtuar veprat e koleksioneve, por këtë vit është rritur e që ka ende punë për të bërë.

Ndërsa Visare Selimaj, vajza e Alie Vokshit tha se ndihet e privilegjuar.

“Jemi të privilegjuar që e marrim këtë çmim, nga emocionet që kam në mungesë të saj po më humbin edhe fjalët”, tha Selimaj.

Akademiku, piktori i njohur, Esat Valla me këtë rast ka falënderuar ata që e përzgjodhën për t’ia ndarë çmimin.

“Falënderoj zonjat që kanë ndarë këtë çmim, jam i kënaqur edhe pse vitet po kalojnë por çmimi është i mirëseardhur”, tha Valla.

Komisioni Vlerësues ishte në përbërje të Valbona Zherkës, Lirije Buliqit dhe Alisa Gojani-Berishës.

Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e artit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dardanët” e kanë mbajtur sot stërvitjen e dytë për grumbullimin…