Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, iu nda kompozitorit Akil Koci

24 tetor 2018 | 13:56

Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u bë ndarja e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2017.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, iu nda kompozitorit Akil (Mark) Koci dhe në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për muzikë merr edhe shpërblimin financiar prej 5 000 euro. Po ashtu, çmimi u shoqërua edhe me një plaketë.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike iu nda kompozitorit Krist Lekaj, për veprën “Requiem”. Atij iu ndanë mjetet financiare në vlerë prej 5 000 euro.

Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “Simfoni”. Fituesit të këtij çmimi iu ndan vlerë 4 000 euro.

Çmimi për veprën kamertale iu nda kompozitorit Ardian Halimi për veprën “Quartett” dhe u shpërblye me 2 000 euro.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat kroate raportojnë se konvoja të policisë speciale kroate janë…