Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” iu nda kompozitorit Rexhep Munishi
Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u bë ndarja e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe Çmimit Vjetor për Vepër Kamertale për vitin 2018.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, iu nda kompozitorit Rexhep Munishi-etonmuzikolog.
Shpërblimi financiar për këtë çmim është në vlerë 5 000 euro dhe po ashtu ky çmim u shoqërua edhe me një plaketë.
Çmimi Vjetor për Vepër Kamertale iu nda kompozitorit Ardian Halimi për veprën “Inside-Out” dhe u shpërblye me 2 500 euro.
Ministri Kujtim Gashi ka thënë se ndarja e këtyre çmimeve është një përkujdesje dhe një stimulim që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e bën për të gjithë komunitetin artistik e veçanërisht për krijuesit dhe njerëzit e muzikës.
/Epoka e re/